Ne besojmë se përkushtimi i punonjësve është thelbësor për sigurimin e standardeve më të larta dhe niveleve më të larta të inovacionit. Kjo është arsyeja pse puna dhe përvoja e punonjësve tanë në Roche është shumë e vlefshme dhe e rëndësishme për ne.

Ne e dimë që ka shumë gjëra të rëndësishme për punonjësit tanë: shëndeti dhe mirëqenia dhe një epror, i cili mbart vlerat e Roche, që është udhëheqës i përkushtuar, i cili mbështet zhvillimin e karrierës tuaj, ofron mjete që të bëni punët tuaja dhe ju a njeh rezultatet pozitive:

  • ne zhvillojmë rregullisht një sondazh global të punonjësve (ang. "Global Employee Opinion Survey – GEOS), që mundëson dhënien e përshtypjeve të sinqerta dhe anonime mbi nevojat dhe pritshmëritë e punonjësve duke na lejuar që të identifikojmë ku duhet të përmirësohemi, 
  • sondazhi na ndihmon të matim angazhimin e punonjësve,
  • marrim masa bazuar te rezultatet e sondazhit që krijomë një
     ambient edhe më të mirë pune.
     
CHW

Ne jetojmë vlerat tona

Tri vlera mbështesin kulturën tonë dhe nxisin misionin tonë për t'i ndihmuar njerëzit të arrijnë shëndet të mirë dhe një jetë të gjatë: integritet, guxim dhe pasion.

Të udhëhequr nga vlerat

Të punosh për Roche është më shumë sesa thjesht një punë. Për ne kjo do të thotë angazhim i përditshëm për të ruajtur integritetin, të mendojmë me guxim dhe të jemi të përkushtuar me pasion për ta përmirësuar mjekësinë. Këto tri vlera në Roche ndikojnë drejtpërdrejt në veprimet tona si individë dhe kolektivisht si organizatë. Dhe nuk janë vetëm fjalë: ato janë të detyrueshme për të gjithë njerëzit që punojnë për Roche në më shumë se njëqind vende të botës.

  • Integritet: ne jemi të hapur, të sinqertë, etik dhe origjinal.
  • Guxim: Ne jemi të përkushtuar dhe përdorim të gjitha njohuritë dhe energjinë tonë për të mirën e pacientëve tanë.
  • Pasioni: Ne jemi ndërmarrës.........

 

Ajo që ka rëndësi është brenda

Ne besojmë se të bësh mirë do të thotë të bësh biznes në mënyrë etike. Duke nxitur një kulturë të hapur, ne inkurajojmë të gjithë njerëzit të përmirësojnë aftësitë dhe pikat e tyre të forta, të identifikojnë dhe adresojnë dobësitë e tyre dhe të përpiqemi vazhdimisht të arrijmë qëllimet ambicioze që ata vendosin për veten e tyre.