Zyra e Përfaqësisë Hoffmann La Roche Shqipëri dhe Kosovë është e përkushtuar të mbrojë dhe respektojë privatësinë tuaj. Është shumë e rëndësishme për ne që t'ju sigurojmë kushtet për ta përdorur këtë portal në internet pa patur frikë se do të rrezikoni në çfarëdo mënyre privatësinë tuaj. Për të mbrojtur më mirë privatësinë tuaj, ne e mbyllim këtë deklaratë duke përshkruar mënyrat në të cilat ne përdorim informacionin e marrë në internet. Ju gjithashtu mund të merrni vendime për mënyrën se si grumbullohen të dhënat për ju dhe pastaj përdoren në portalin tonë në internet.

Në disa faqe të portalit www.rochealbania.al mund të pajtoheni në buletinet tona online, ose të na kontaktoni përmes faqes për të marrë informacione të caktuara. Të dhënat personale që lidhen me identitetin e një personi të caktuar dhe të cilat mund të mblidhen në këtë faqe përfshijnë: emrin, gjininë, moshën, adresën e postës elektronike.

Në pjesë të caktuara të disa prej faqeve të internetit tonë, vetëm personat që na japin informacionin e kërkuar që i identifikon ata, ose persona që pranojnë në mënyrë të qartë kushtet e hyrjes në këto faqe, do të kenë mundësi të hyjnë në këto faqe.

Ne mund të përdorim informacionin që ju ofroni për ne për të përmbushur kërkesat tuaja në lidhje me produktet dhe programet tona si dhe për t'iu përgjigjur pyetjeve tuaja në lidhje me produktet dhe programet tona dhe t'ju sigurojmë informacionin që keni kërkuar.

Ndonjëherë ne përdorim informacione jo personalisht të identifikueshme të mbledhura për të përmirësuar hartimin dhe përmbajtjen e faqeve tona. Ky informacion na lejon të personalizojmë përdorimin tuaj të internetit. Ne gjithashtu mund ta përdorim këtë informacion në tërësinë e tij për të analizuar përdorimin e portalit tonë në internet.

Ndërsa marrim masat e duhura për t'u mbrojtur kundër zbulimit të paautorizuar të informacionit, ne nuk mund të garantojmë që informacionet e mbledhura që kanë të bëjnë me identitetin e një personi të caktuar nuk do të zbulohen kurrë në mënyrë të kundërt me këtë Deklaratë të Privatësisë.

Në fund, të dhënat që lidhen me identitetin e një personi të veçantë, Zyra e Përfaqësisë Hoffmann La Roche Shqipëri dhe Kosovë nuk do t'i përdorë, ose t'i transferojë nëse ato nuk janë marrë në mënyrat e listuara, pa ju ofruar mundësinë të distancoheni nga përdorimi i tillë.

Disa nga faqet e këtij portali përmbajnë lidhje me faqe të tjera në internet, administrimi i të cilave mund të ndryshojë nga i yni. Vizitorët duhet të lexojnë Deklarata të tjera të Privatësisë, sepse ne nuk kemi kontroll mbi të dhënat e paraqitura, ose të mbledhura nga palët e treta.

Disa faqe të portalit tonë mund të përdorin një palë të tretë me reputacion për të përfaqësuar, ose për të ofruar reklama që mund të shihni në ato faqe interneti. Deklarata jonë e privatësisë nuk përfshin përdorimin e të dhënave që një palë e tretë ose server mund të ketë mbledhur nga ju.

Për të përmirësuar përvojën tuaj në faqet tona të internetit, shumë nga faqet tona përdorin të ashtuquajturat "Cookies". Cookies janë skedarë teksti që ne vendosim në shfletuesin tuaj për të mbrojtur interesat tuaja. Cookies vetë nuk zbulojnë adresën tuaj të postës elektronike ose ndonjë informacion tjetër që lidhet me identitetin e një personi të caktuar, përveç nëse vendosni të na jepni atë informacion, për shembull duke u regjistruar në njërën prej faqeve të portalit tonë në internet. Sidoqoftë, kur vendosni të jepni informacione në një faqe në internet që ka të bëjë me identitetin e një personi të caktuar, ai informacion mund të lidhet me informacionin e ruajtur në një cookie.

Ne përdorim cookie për të mbledhur të dhëna për përdorimin e faqeve tona (statistikat) dhe për të përmirësuar përmbajtjen dhe ofertën në portalin tonë. Për shembull, ne mund të përdorim cookie për të rregulluar përdorimin e faqeve tona për ju (p.sh. për t'ju njohur me emrin kur ktheheni në faqen tonë), për të ruajtur fjalëkalimin tuaj në zonat e mbrojtura me fjalëkalim, etj.

Ju jeni në gjendje të parandaloni - çaktivizoni përdorimin e cookies, duke vendosur shfletuesin tuaj të internetit për këtë opsion. Sidoqoftë, në atë rast, ju mund të privoni veten nga mundësia për të përdorur përmbajtjen interaktive të portalit tonë.

Informacioni juaj personal është konfidencial dhe mund të përdoret vetëm nga Zyra e Përfaqësisë Hoffmann La Roche Shqipëri dhe Kosovë dhe për të përmbushur kërkesat tuaja, kështu që ne marrim përsipër që, përveç qëllimit të hetimit juridik, ne nuk do t'u sigurojmë palëve të tjera informacionin që kemi mbledhur.

Ne kemi ndërmarrë hapa të duhur fizik, elektronik dhe administrativ për të siguruar dhe ndihmuar në parandalimin e qasjes së paautorizuar, ruajtjen e sigurisë së të dhënave dhe përdorimin e duhur të të dhënave që mbledhim në internet. Për më tepër, çdo informacion që ju ofroni vullnetarisht, do të përdoret vetëm për qëllimin për të cilin është dhënë.

Mesazhe dhe përmbajtje që përdoruesit i dërgojnë çdo të ashtuquajturi forumi në internet, "bordi i mesazheve" ose "dhoma e bisedës" nuk mbrohen si konfidenciale dhe mund të jenë të arritshme për të tjerët. Ju jeni përgjegjës për përmbajtjen që ju ofroni me këtë rast dhe duhet të jeni të kujdesshëm për të mos kompromentuar privatësinë tuaj.

Përdoruesit nën moshën 18 vjeç nuk kanë nevojë të na japin të dhënat e tyre personale, përveç nëse ata kanë pëlqimin e prindërve ose kujdestarëve të tyre.

Zyra e Përfaqësisë Hoffmann La Roche Shqipëri dhe Kosovë rezervon të drejtën t'i ndryshojë këto rregulla dhe ndryshimet hyjnë në fuqi me botimin e tyre në këtë portal. Përdorimi juaj i portalit në internet pas ndryshimeve nënkupton pëlqimin dhe pranimin tuaj të njëjtë.

Nëse keni ndonjë pyetje ose shqetësim në lidhje me mbrojtjen në internet në këtë faqe, ose për zbatimin e mbrojtjes, mund të na kontaktoni në

Zyra e Përfaqësisë Hoffman - La Roche
Shqipëri
Rr. Ibrahim Rrugova
Sky Tower 5/3
Tirane
Tel:

Zyra e Përfaqësisë Hoffman - La Roche
Kosovë
Rr. Ferat Draga 68
10000 Prishtina,
Kosova
Tel:

Hoffmann-La Roche Ltd. Basel, Representative Office in Albania, Njesia Bashkiake Nr 5, Rruga Ibrahim Rugova, Sky Tower, 5/3, Tel: +355 4 450 40 32 Fax: +355 4 450 40 45