Spektri i çrregullimit të neuromielitit optik (NMOSD) është një sëmundje autoimune e rrallë, e përhershme dhe dobësuese e sistemit nervor qendror (SNQ) që prek vetëm disa qindra mijëra njerëz në të gjithë botën. 

Sëmundja dëmton kryesisht nervin optik dhe palcën kurrizore, gjë që mund të shkaktojë verbim, dobësi të muskujve dhe paralizë. Kjo sëmundje shfaqet kryesisht në vitet më të mira të jetës, ndërmjet viteve 30 dhe 40. Në këtë sëmundje, sistemi imunitar gabimisht zëvendëson indin e shëndetshëm të CNS me inde të huaja dhe sulmon nervin optik dhe palcën kurrizore. Shkaku i saktë mbetet i panjohur.

Edhe pse shumica e rasteve të NMOSD-së mund të konfirmohen me anë të testimit diagnostik, pacientëve shpesh u diagnostikohet gabimisht si sklerozë multiple pikërisht për shkak të mbivendosjes, duke përfshirë incidencën e saj më të lartë tek gratë, mbivendosjes së simptomave dhe faktit se bëhet fjalë për sëmundjet të cilat bazohen në relaps. 

 



Ndikimi dhe e ardhmja e neuromielitit optik

NMOSD është sëmundje progresive, domethënë që simptomat vazhdojnë të zhvillohen me secilin relaps, shpesh duke lënë njerëzit në karrocë invalidësh apo të verbër. Le të mësojmë më shumë rreth fakteve dhe statistikave kryesore për të kuptuar më shumë rreth NMOSD-së, ndikimin e saj dhe pse Roche u është përkushtuar personave me këtë sëmundje.

Aktualisht nuk ka trajtime të aprovuara për NMOSD-në, por ne po bëjmë një hulumtim të gjerë për të ndihmuar në sigurimin e një metode inovative dhe efikase të trajtimit për NMOSD dhe për të përmirësuar jetën e atyre që jetojnë me të. Filozofia jonë në Roche është e thjeshtë: ne ndjekim shkencën për të ruajtur atë që i bën njerëzit ashtu siç janë.

Ne jemi optimistë. Për herë të parë në histori, ne kemi mjetet, teknologjinë dhe njohuritë shkencore që besojmë se do të çojnë në lloje të reja të barnave që mund të ndryshojnë sëmundjet si NMOSD-ja. Ne jemi të përkushtuar që të angazhohemi për sfidat e neurologjisë me të njëjtën dëshirë, pasion dhe seriozitet siç kemi bërë në onkologji.