Sistemi imunitar, përveç roleve të shumta, mbron trupin kundër kancerit. Pikërisht përmes qelizave T, të cilat janë një komponentë shumë e rëndësishme e sistemit imunitar, shkatërrohen qelizat e kancerit dhe mbrohet organizmi.

Fatkeqësisht, sistemi ynë imunitar nuk është gjithmonë i suksesshëm në luftën kundër kancerit. Disa qeliza të kancerit "kamuflohen" me shkathtësi për t'i shpëtuar sistemit imunitar të strehuesit. Për ta arritur këtë gjë, këto qeliza veprojnë në mekanizma të caktuar kyç ose në të ashtuquajturat pika të kontrollit të sistemit imunitar dhe kështu shmangën nga detektimi dhe shkatërrimi i tyre. Për shembull, në disa lloje të kancerit është vërejtur që qelizat prodhojnë Ligandin e Vdekjes së Programuar 1 (ang. Programmed Death Ligand 1) ose PD-L1. Nëse PD-L1, i prodhuar nga qelizat e kancerit, ndërvepron me receptorët B7.1 dhe PD-1 në qelizat T, qelizat T do të çaktivizohen. Me pak fjalë: PD-L1 është një lloj "shenje ndalese" për sistemin imunitar dhe qelizat e kancerit mund të rriten dhe zgjerohen lirshëm.

Nëse do të parandalohej ndërveprimi i PD-L1 me receptorët e qelizave T, kjo do të rezultonte në "zbulimin" e qelizave të kancerit nga ana e sistemit imunitar. Kjo do të thotë që qelizat T përsëri njohin qelizat e kancerit si një rrezik, do t'i sulmojnë ato dhe në rastin më të mirë - t'i shkatërrojnë plotësisht.

Hoffmann-La Roche Ltd. Basel, Representative Office in Albania, Njesia Bashkiake Nr 5, Rruga Ibrahim Rugova, Sky Tower, 5/3, Tel: +355 4 450 40 32 Fax: +355 4 450 40 45