Kanceri i gjirit HER2-pozitiv

Kanceri i gjirit HER2-pozitiv është një formë veçanërisht agresive e kësaj sëmundjeje.

Përafërsisht, një në pesë gra do të diagnostikohet me të ashtuquajturin kanceri i gjirit HER2-pozitiv. Kjo është një formë veçanërisht agresive e kancerit të gjirit, e shoqëruar me përparimin më të shpejtë të sëmundjes dhe mbijetesë më të shkurtër, nëse nuk trajtohet, në krahasim me pacientët me kanceri të gjirit HER2-negativ.

Kanceri i gjirit HER2- pozitiv ndryshon në atë se ekziston një numër i rritur i proteinave të veçanta (receptorëve) në qelizat e tumorit të quajtura receptorët e Faktorit Njerëzor të Rritjes Epidermale-2 (HER2).2 Proteina HER2 gjendet në sipërfaqen e qelizave të shëndetshme dhe luan një rol të rëndësishëm në ciklin jetësor natyror të qelizës. Ky receptor ka për detyrë të sinjalizojë në qelizë kur duhet të rritet dhe të ndahet. Mirëpo, sasia e tepërt e këtij receptori, që shkaktohet nga një mutacion gjenetik, mund të çojë në rritje të pakontrolluar të qelizës dhe zhvillim të tumorit. Një qelizë e tumorit HER2- pozitiv ka rreth 2 milion receptorë HER2 në sipërfaqen e saj - rreth 100 herë më shumë sesa një qelizë normale.3,4

Proteina HER2 gjithashtu mund të lidhet ose çiftëzohet me receptorë të tjerë nga familja HER të cilët ndodhen në sipërfaqen e qelizës - HER1, HER2, HER3 dhe HER4. Ky çiftim dërgon sinjale shtesë në qelizën e tumorit për tu rritur dhe për tu ndarë.4

Në trajtimin e kancerit të gjirit HER2-pozitiv janë shënuar përparime të rëndësishme. Sot, ekzistojnë disa forma të terapisë, e cila vepron në mënyrë të targetuar ndaj HER2, duke bllokuar sinjalet që promovojnë rritjen e tumorit. Këto opsione terapeutike të targetuara kanë përmirësuar shanset për mbijetesën e pacienteve me kancer të gjirit HER2- pozitiv në atë masë, sa tani këta pacientë zakonisht kanë rezultate më të mira sesa pacientet me kancer të gjirit më pak agresiv, HER2-negativ.5 Por, pavarësisht përparimit të jashtëzakonshëm, një në tre paciente, e diagnostikuar me kancer të hershëm HER2-pozitiv të gjirit, do të kalojë në fazën e përparuar, e cila është e pashërueshme. Për më tepër, disa paciente me këtë kancer agresiv të gjirit kanë një rrezik veçanërisht të lartë të rikthimit të sëmundjes.6

Pacienteve të diagnostikuar në një fazë të hershme, para se sëmundja të jetë përhapur në organe të largëta (i ashtuquajturi kanceri i gjirit i hershëm dhe lokalisht i avancuar), trajtimi sa më i hershëm iu ofron mundësinë më të madhe të shërimit.7 Mirëpo, shumë gra ende diagnostikohen me kancer në fazën kur kanceri i gjirit ka përfshirë edhe organet tjera, si truri ose mëlçia, e atëherë kanceri i gjirit nuk mund të shërohet më. Në këto raste, biseda me mjekun dhe një plan i terapisë së personalizuar mund t'u japë këtyre pacientëve rezultatet më të mira të mundshme.

Referencat:

1. Ferlay J, et al. [Online]. Available from:[Accessed 6 September 2016].

2. WebMD, Types of Breast Cancer: ER Positive, HER2 Positive, and Triple Negative. [Online]. Available from:[Accessed 2 September 2016].

3. Lewis Phillips G, et al. Cancer Research 2008;68:9280-9290.

4. Iqbal N and Iqbal N. Molecular Biology International 2014;doi:10.1155/2014/852748.

5. Dawood S, et al. Journal of Clinical Oncology 2010;28(1):92-8.

6. Jackisch C, et al. San Antonio Breast Cancer Symposium 2015;Abstract PD5-01.

7. Cancer Research UK [Online]. Why is early diagnosis important? Available from:[Accessed 12 September 2016]

Hoffmann-La Roche Ltd. Basel, Representative Office in Albania, Njesia Bashkiake Nr 5, Rruga Ibrahim Rugova, Sky Tower, 5/3, Tel: +355 4 450 40 32 Fax: +355 4 450 40 45

KontaktNë BotëlinkedinfacebooktwitterinstagramyoutubeRreth neshZgjidhjeInovacionHistoriKarrieraPolitikat e privatësisëDeklarata ligjore