"Kompania Roche njihet si një lider në zhvillimin, prodhimin dhe marketingun e zgjidhjeve inovative dhe me cilësi të lartë të kujdesit shëndetësor, për nevojat e paplotësuara mjekësore. Ne veprojmë në mënyrë të përgjegjshme dhe etike dhe jemi të përkushtuar për zhvillimin e qëndrueshëm, duke respektuar nevojat e individit, shoqërisë dhe mjedisit jetësor. 

Reputacioni i kompanisë Roche është një nga burimet më të vlefshme që ka kjo kompani. Të gjithë ata që kanë një interes të caktuar në lidhje me kompaninë Roche nga ne presin që të bëjmë atë që është e drejtë. Të gjithë ne kemi përgjegjësi për të përmirësuar dhe për të mbrojtur reputacionin e kompanisë Roche. Vlerat tona në kompani - ndershmëria, guximi dhe pasioni - si dhe parimet e qeverisjes korporative të kompanisë Roche ofrojnë udhëzime të qarta mbi mënyrën e sjelljes gjatë të bërit biznes..."

Severin Schwan ,C.E.O