Selia e grupit Roche është në Bazel (Zvicër). Roche globalisht punëson mbi 90,000 njerëz në të gjithë botën dhe përfaqësohet në mbi 150 vende.

Roche është kompania më e madhe bioteknologjike në botë me një portofol të plotë të barnave inovative të cilat përdoren në fusha të ndryshme të mjekësisë - onkologji, imunologji, sëmundje infektive, oftalmologji dhe sëmundje të sistemit nervor qendror.

Roche është gjithashtu një lider botëror në diagnostikën in vitro, në diagnostikën e kancerit të indeve dhe një pionier në menaxhimin e diabetit.

Ne jemi të organizuar globalisht në 2 njësi operative:

  • Farmaceutika dhe
  • Diagnostika

Qëllimi dhe strategjia e kompanisë është të kontribuojë në përmirësimet e konsiderueshme në kujdesin shëndetësor, cilësinë e jetës dhe mbijetesën e pacientëve, sepse pavarësisht përparimeve të rëndësishme që janë bërë në fushën e mjekimit, nevoja për barna të reja, inovative, është më e madhe se kurrë më parë.

Prioriteti ynë është t'u përgjigjemi kërkesave të mjekësisë moderne, të bëjmë një ndryshim në trajtimin e pacientëve duke zbuluar dhe prodhuar barna inovative që do të kenë efikasitet të lartë, siguri por edhe arsyeshmëri farmakoekonomike. Fokusi ynë, pra, nuk është vetëm në diagnostikimin dhe trajtimin e simptomave të sëmundjes, por ne jemi të mendimit se një qasje e integruar në trajtim ofron më shumë mundësi për të identifikuar dhe trajtuar sëmundjen në një fazë të hershme, kur efektet e saj shkatërruese ende mund të parandalohen.

Kjo është arsyeja pse ne bëjmë investime të mëdha në zbulimin dhe zhvillimin e molekulave të reja të cilat do të bëjnë një ndryshim në jetën e pacientëve - ne kemi investuar më shumë se 10 miliardë franga zvicerane në 2017 në kërkime dhe zhvillim, dhe do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm edhe në të ardhmen.