Rreth nesh

Zyra përfaqësuese e Hoffmann La Roche Ltd. filloi të punojë në Kosovë në vitin 2006 dhe në Shqipëri në vitin 2013 dhe që atëherë janë anëtare të familjes së madhe Roche. Zyra e përfaqësisë Hoffman La Roche në Shqipëri mbulon edhe Kosovën. 

Dy njësitë operacionale të Roche Farmaceutikës dhe Diagnostikës, të cilat janë pjesë organizative e Roche global, veprojnë veçmas në Shqiperi dhe Kosovë.

Selia qendrore e Roche ndodhet në Bazel, Zvicër. 


Produkte dhe shërbime

Roche ne Shqiperi dhe Kosove ka aktualisht....  


Njerëzit dhe përgjegjësitë tona

Ne punësojmë gjithsej 17 profesionistë me arsim të lartë, përgjegjësia e të cilëve është, përveç punës etike dhe duke respektuar Kodin e Mirësjelljes të Roche e rregullat e biznesit, ta pozicionojnë kompaninë tonë, një udhëheqëse në industrinë farmaceutike në botë, edhe si udhëheqëse në tregun e Shqipërisë dhe Kosovës.

Njerëzit tanë udhëhiqen nga vlerat e Roche, sepse të punosh për Roche do të thotë më shumë sesa thjesht të kesh një punë. Për ne, detyrimi i përditshëm është të ruajmë integritetin personal, të mendojmë me guxim dhe të jemi të përkushtuar me pasion për të përmirësuar kujdesin shëndetësor me pacientin në qendër të vëmendjes dhe veprimtarisë tonë.

Tre vlerat e Roche janë kuptimi se si ne duam të sillemi si individë, kolektivisht dhe si një organizatë. Vlerat që lidhin të gjithë punonjësit e Roche jo vetëm në Shqipëri dhe Kosovë, por edhe në 150 vende të tjera në botë janë:

  • Integritet: Ne jemi vazhdimisht të hapur, të ndershëm, etik dhe origjinal.
  • Guxim: Ne kemi shpirtin e sipermarrjes dhe jemi të gatshëm të ndërmarrim rreziqe e të eksperimentojmë për të arritur të pamundurën.
  • Pasion: Ne përdorim përpjekjen dhe përkushtimin tonë për të dhënë energji, për t'u angazhuar dhe frymëzuar të tjerët.