Kanceri i fshikëzës së urinës – “një problem i vogël i madh“

Kanceri i fshikëzës së urinës është lloji i dhjetë më i zakonshëm i kancerit që ndodh në botë. Mbi 500,000 raste të reja janë diagnostikuar në vitin 2018, me pak më shumë se 200 000 raste të vdekjes të shkaktuara nga karcinoma e fshikëzës së urinës. Kanceri i fshikëzës së urinës është ...

Kanceri i fshikëzës së urinës paraqet rritjen jo normale të qelizave në mukozën e fshikëzës.2 Dallojmë tre lloje më të zakonshme të kancerit të fshikëzës:2

  • Kanceri urotelial - i njohur edhe si kanceri i epitelit transicional, i cili zhvillohet në qelizat e mukozës së fshikëzës së urinës. Ky është lloji dukshëm më i shpesh dhe shfaqet në 90% të rasteve të kancerit të fshikëzës së urinës.

  • Karcinoma me qeliza skuamoze– formohet nga qelizat skuamoze, gjithashtu në mukozën e fshikëzës së urinës. Shfaqet në 4% të rasteve.

  • Adenokarcinoma – formohet gjithashtu në mukozën e fshikëzës së urinës, këtë herë nga qelizat glandulare (të gjëndrës). Shfaqet në 2% të rasteve.

Simptomat më të zakonshme të kancerit të fshikëzës së urinës janë: gjaku në urinë, dhimbja e barkut, dhimbja e në pjesën e poshtme të shpinës, irritimi i fshikëzës.3,4

Rreth gjysma e rasteve të kancerit të fshikëzës së urinës diagnostikohen në fazën e hershme, kanceri jo- invaziv-muskulor, (faza 0-I),5 që do të thotë se qelizat e kancerit gjenden vetëm në mukozën e fshikëzës.6 Si me të gjitha kanceret, diagnoza e hershme përmirëson shumë rezultatet e trajtimit dhe shanset e mbijetesës.

Rreth një e treta e rasteve diagnostikohet kur kanceri tashmë është përhapur më thellë në murin e fshikëzës respektivisht në fazën invazive muskulore (fazat II dhe III).6 Në raste të tjera, kanceri zbulohet vetëm në fazën e përparuar kur ai është përhapur tashmë në organet dhe indet përreth5 – faza metastatike (faza IV).6

Edhe pse tre të katërtat e rasteve të kancerit të fshikëzës ndodhin tek burrat, gratë shpesh diagnostikohen me kancer të fshikëzës vetëm në fazën e përparuar (faza III-IV) 5. Kjo mund të jetë për shkak të faktit se simptomat e hershme të kancerit të fshikëzës së urinës shpesh zëvendësohen nga simptomat e infeksionit të fshikëzës së urinës, të cilat janë më të zakonshme tek gratë. 8,9

Tek diagnoza e kancerit të fshikëzës në fazën IV, shkalla e mbijetesës pesë-vjeçare për gratë është 15% krahasuar me 27% për burrat. Esencialisht, gratë kanë një shkallë mbijetese pesë-vjeçare më të ulët krahasuar me burrat në të gjitha fazat e sëmundjes.7 Kjo tregon se ka nevojë për të rritur ndërgjegjësimin për simptomat e hershme të kancerit të fshikëzës, veçanërisht te gratë.

Investimet e vazhdueshme në hulumtime në fushën e biologjisë së tumorit si dhe zhvillimi dhe aplikimi i imunoterapisë kundër kancerit ka sjellë shpresë dhe perspektivë të re për një numër të pacientëve të cilët vuajnë nga kanceri i fshikëzës urinare. Pas 30 vjetësh pa kurrfarë inovacioni, shpresojmë që kombinimet e mundësive të reja të trajtimit të përmirësojnë jetën e pacientëve me kancer të fshikëzës së urinës.

Referencat

1. Bray et al. Global cancer statistics 2018: GLOBOCAN estimates of incidence and mortality worldwide for 36 cancers in 185 countries. Ca Cancer J Clin. 2018;68:394-424.

*Calculation based on Global cancer statistics 2018: GLOBOCAN estimates of incidence and mortality worldwide for bladder cancer, percentage of global incidence attributed to diagnosis in men

2. Cancer.Net. [Internet; cited 2019 April 5]. Available from:

3. NHS. [Internet; cited 2019 April 5]. Available from:

4. Fight bladder cancer. [Internet; cited 2019 April 5]. Available from:

5. National Cancer Institute. [Internet; cited 2019 April 5]. Available from:

6. Cancer.Net. [Internet; cited 2019 April 5]. Available from:

7. Dobruch J et al. Gender and Bladder Cancer: A Collaborative Review of Etiology, Biology, and Outcomes. Eur Urol. 2016;69:300-310.

8. Richards K.A et al. Urinary tract infection-like symptom is associated with worse bladder cancer outcomes in the Medicare population: Implications for sex disparities. Int J Urol. 2016;23:42-47.

9. Nicholson, B. D et al. Bladder cancer in women. BMJ. 2014;348:g2171-g2171

Hoffmann-La Roche Ltd. Basel, Representative Office in Albania, Njesia Bashkiake Nr 5, Rruga Ibrahim Rugova, Sky Tower, 5/3, Tel: +355 4 450 40 32 Fax: +355 4 450 40 45

KontaktNë BotëlinkedinfacebooktwitterinstagramyoutubeRreth neshZgjidhjeInovacionHistoriKarrieraPolitikat e privatësisëDeklarata ligjore