Vetëm njerëzit që pinë duhan sëmuren me kancer në mushkëri
Rreth 15% e rasteve të kancerit të mushkërive ndodhin te njerëzit që kurrë nuk kanë pirë duhan.1
Faktorët e tjerë të rrezikut që mund të kontribuojnë në zhvillimin e sëmundjes janë pirja e duhanit pasiv dhe ndotja e mjedisit.2
Të gjithë pacientët me kancer të mushkërive kanë kollë
Edhe pse një numër i madh (>65%) të diagnostikuar me kancer të mushkërive kanë kollë si simptomë, një pjesë e mirë e pacientëve nuk kanë kollë dhe disa nuk shfaqin simptoma.3,4
Kanceri i mushkërive është një sëmundje e epokës moderne dhe nuk ekzistonte para cigareve
Kanceri i mushkërive u regjistrua për herë të parë në 1761, shumë kohë para ekzistencës së cigareve. Edhe pse relativisht i rrallë, ata që vuanin prej tij kishin probleme të mëdha shëndetësore.5
Kanceri i mushkërive shfaqet vetëm në mushkëri
Kanceri i mushkërive mund të përhapet në tërë trupin dhe mund të kaloj në kancer metastazues. Vendndodhja më e zakonshme e metastazave të kancerit të mushkërive është truri që mund të prezantohet si humbje e ndonjërit nga funksionet vitale, p.sh. shikimi.6
Vetëm meshkujt sëmuren nga kanceri i mushkërive
Megjithëse meshkujt, me të vërtetë, më shpesh sëmuren nga kanceri i mushkërive (1 nga 14), gratë gjithashtu kanë një rrezik të lartë të sëmurjes me këtë kancer (1 nga 17).7,8
Secili kancer i mushkërive është i njëjtë
Nuk ekziston vetëm një tip i kancerit të mushkërive - ekzistojnë dy lloje kryesore: kanceri mikrocelular i mushkërive dhe kanceri jo mikrocelular i mushkërive me shumë nënlloje tjera.9
Nuk mund të mbijetoni pa të dyja mushkëritë, prandaj nuk është i mundur largimi kirurgjikal i kancerit të mushkërive
Në fakt, largimi i një pjese madje edhe njërës mushkëri është një mënyrë e mjekimit të kancerit të lokalizuar të mushkërive.10
Kanceri i mushkërive shfaqet vetëm tek personat e moshuar
Është fakt se kanceri i mushkërive lidhet me moshën e vjetër por është e rëndësishme të theksohet se një e treta (31%) e rasteve të reja dhe rasteve të vdekjes (28%) shfaqet tek personat e moshës nën 65 vjeç.11
Pasi të përhapet kanceri i mushkërive, nuk mund të trajtohet më
Kur përhapet kanceri i mushkërive bëhet dukshëm më i vështirë për t'u trajtuar. Megjithëse, në thelb, nuk mund të shërohet, metodat e reja terapeutike (të targetuara dhe imunoterapia) mund të zgjasin ndjeshëm jetën.10-12
Referenca
NHS. Causes of lung cancer. Available from:
Cancer Research UK. Risks and causes. Available from:
Kvale PA. Chest. 2006 Jan;129(1 Suppl):147S-153S.
Cancer Research UK. Symptoms. Available from:
Yang,P. Semin Respir Crit Care Med. 2011 Feb;32(1):10–21.
Wong J, et al. Current Oncology. 2008;15(5):25–45
GLOBOCAN. [Internet, cited 2017 May 11] Available from:
American Cancer Society Key Statistics for Lung Cancer. Available from:
Cancer Research UK. About lung cancer. Available from:
NHS. Treatments. Available from:
SEER. Factsheet. Available from:
Cancer Research Institute. What Makes Immunotherapy a Promising Treatment for Lung Cancer? Available from:
Hoffmann-La Roche Ltd. Basel, Representative Office in Albania, Njesia Bashkiake Nr 5, Rruga Ibrahim Rugova, Sky Tower, 5/3, Tel: +355 4 450 40 32 Fax: +355 4 450 40 45