Si një inovator i produkteve dhe shërbimeve për zbulimin e hershëm, parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve, ne kontribuojmë në përmirësimin e shëndetit dhe cilësisë së jetës përmes një game të gjerë aktivitetesh në nivele të ndryshme. Kompania Roche ka siguruar përdorimin e produkteve të para, të përshtatura për nevojat e grupeve të veçanta të pacientëve.

Misioni ynë sot dhe nesër është krijimi i vlerës së shtuar në kujdesin shëndetësor duke u përqendruar në ekspertizën tonë në diagnostikim dhe në farmaceutikë.

Ne besojmë se është e rëndësishme të ofrojmë zgjidhje mjekësore shpejt, tani, teksa zhvillojmë inovacione për të ardhmen. Ne jemi të shtyrë nga një dëshirë e sinqertë për të përmirësuar jetën e pacientëve. Kjo është arsyeja që ne vijmë në punë çdo ditë.

Ne zotohemi për seriozitetin shkencor dhe pa kompromise, për etikën e pacënueshme ndërsa qasja në inovacionin mjekësor të jetë arritshme për të gjithë. Ne punojmë sot për të ndërtuar një të nesërme më të mirë.

Ne jemi krenarë për veten, për punën tonë dhe mënyrën tonë të punës. Ne jemi shumë por punojmë si një, punojmë punë të ndryshme, në vende të ndryshme, në të gjithë botën. Ne jemi Roche.

Kudo që ndodhemi, gjatë të bërit biznes, ne jemi të përkushtuar të arrijmë standarde të larta etike dhe pajtueshmëri me të gjitha ligjet e zbatueshme lokale, nacionale dhe ndërkombëtare.

"Kompania Roche njihet si një lider në zhvillimin, prodhimin dhe marketingun e zgjidhjeve inovative dhe me cilësi të lartë të kujdesit shëndetësor, për nevojat e paplotësuara mjekësore. Ne veprojmë në mënyrë të përgjegjshme dhe etike dhe jemi të përkushtuar për zhvillimin e qëndrueshëm, duke respektuar nevojat e individit, shoqërisë dhe mjedisit jetësor.

Reputacioni i kompanisë Roche është një nga burimet më të vlefshme që ka kjo kompani. Të gjithë ata që kanë një interes të caktuar në lidhje me kompaninë Roche nga ne presin që të bëjmë atë që është e drejtë. Të gjithë ne kemi përgjegjësi për të përmirësuar dhe për të mbrojtur reputacionin e kompanisë Roche. Vlerat tona në kompani - ndershmëria, guximi dhe pasioni - si dhe parimet e qeverisjes korporative të kompanisë Roche ofrojnë udhëzime të qarta mbi mënyrën e sjelljes gjatë të bërit biznes..."

Severin Schwan, CEO

Ne punësojmë 17 profesionistë me arsim të lartë, përgjegjësia e të cilëve është që ta pozicionojmë kompaninë tonë si udhëheqëse në industrinë farmaceutike në botë, duke punuar në mënyrë etike, duke respektuar Kodin e Sjelljes Roche dhe rregullat e sjelljes në biznes, si një kompani udhëheqëse në tregun e Shqipërisë dhe Kosovës.

Zyra përfaqësuese e Hoffmann La Roche Ltd. filloi të punojë në Kosovë në vitin 2006 dhe në Shqipëri në vitin 2013 dhe që atëherë janë anëtare të familjes së madhe Roche. Zyra e përfaqësisë Hoffman La Roche në Shqipëri mbulon edhe Kosovën.

Dy njësitë operacionale të Roche Farmaceutikës dhe Diagnostikës, të cilat janë pjesë organizative e Roche global, veprojnë veçmas në Shqiperi dhe Kosovë.

Selia qendrore e Roche ndodhet në Bazel, Zvicër.

Roche ne Shqiperi dhe Kosove ka aktualisht....

Ne punësojmë gjithsej 17 profesionistë me arsim të lartë, përgjegjësia e të cilëve është, përveç punës etike dhe duke respektuar Kodin e Mirësjelljes të Roche e rregullat e biznesit, ta pozicionojnë kompaninë tonë, një udhëheqëse në industrinë farmaceutike në botë, edhe si udhëheqëse në tregun e Shqipërisë dhe Kosovës.

Njerëzit tanë udhëhiqen nga vlerat e Roche, sepse të punosh për Roche do të thotë më shumë sesa thjesht të kesh një punë. Për ne, detyrimi i përditshëm është të ruajmë integritetin personal, të mendojmë me guxim dhe të jemi të përkushtuar me pasion për të përmirësuar kujdesin shëndetësor me pacientin në qendër të vëmendjes dhe veprimtarisë tonë.

Tre vlerat e Roche janë kuptimi se si ne duam të sillemi si individë, kolektivisht dhe si një organizatë. Vlerat që lidhin të gjithë punonjësit e Roche jo vetëm në Shqipëri dhe Kosovë, por edhe në 150 vende të tjera në botë janë:

  • Integritet: Ne jemi vazhdimisht të hapur, të ndershëm, etik dhe origjinal.

  • Guxim: Ne kemi shpirtin e sipermarrjes dhe jemi të gatshëm të ndërmarrim rreziqe e të eksperimentojmë për të arritur të pamundurën.

  • Pasion: Ne përdorim përpjekjen dhe përkushtimin tonë për të dhënë energji, për t'u angazhuar dhe frymëzuar të tjerët.

Një kulturë e bazuar në respektimin e individit dhe në interesin e sinqertë për njerëzit është ajo që na shtyn. Ne synojmë drejtë përsosmërisë dhe për këtë arsye zhvillojmë një model biznesi të bazuar në baza shkencore. Mjekësia e personalizuar është edhe një nga qëllimet tona.

Me një përvojë mbi 120 vjeçare, ne kemi një vizion afatgjatë sepse përpiqemi të kemi një trashëgimi të qëndrueshme në shoqëri dhe të mendojmë për disa breza. Ne besojmë në vlerat familjare dhe traditat të cilat plotësohen nga përvoja shumëvjeçare në kujdesin shëndetësor për të arritur një rezultat të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm.

Integriteti, guximi dhe pasioni janë vlerat tona. Në qendër të vëmendjes sonë janë njerëzit dhe ne jemi të përkushtuar ndaj inovacionit. Kjo është arsyeja pse fokusi ynë është në zhvillimin e barnave inovative dhe testeve diagnostike të cilët u ndihmojnë pacientëve të jetojnë më gjatë dhe më mirë.

Ne veprojmë në një model biznesi të bazuar në shkencë, me analiza rigoroze dhe vendime të bazuara në dëshmi. Sfida jonë është ta shndërrojmë informacionin e sotëm në zgjidhje të së ardhmes. Kjo është arsyeja pse ne përpiqemi t'u përgjigjemi nevojave mjekësore të cilat nuk janë të mbuluara nga përsosmëria në shkencë.

Ne kombinojmë avantazhet tona në produktet farmaceutike dhe diagnostike për të përshtatur më mirë trajtimet e pacientëve. Për këtë qëllim, ne kemi një strategji diagnostike komplementare për secilën molekulë që zhvillojmë.

Qëllimi ynë është t'i bëjmë barnat dhe testet diagnostike në dispozicion për aq njerëz sa kanë nevojë për to. Çdo sistem i kujdesit shëndetësor paraqet një sfidë të ndryshme dhe ne i përshtatim zgjidhjet individualisht. Ne po punojmë për të zvogëluar pengesat për disponueshmërinë e barnave dhe për të siguruar një kujdes mjekësor efektiv dhe të përballueshëm.

Ne jemi të përkushtuar që vazhdimisht të forcojmë dhe të ruajmë një vend të shkëlqyer pune ku çdo person ndihet i vlerësuar dhe i respektuar dhe mund të zhvillojë potencialin e tij të plotë. Njerëzit tanë ndërtojnë kompaninë tonë. Çelësi i suksesit tonë është aftësia jonë për të tërhequr, mbajtur dhe motivuar një fuqi punëtore me kualifikim të lartë dhe të larmishme.

Ne bëjmë biznes në mënyrë etike dhe krijojmë vlera afatgjata përmes zhvillimit të zgjidhjeve mjekësore. Suksesi ynë qëndron në aftësinë tonë për të zhvilluar strategji në një mënyrë të qëndrueshme, duke menduar si në industri ashtu edhe në shoqëri.

Ne zbulojmë, zhvillojmë dhe bëjmë të arritshme produktet dhe shërbimet inovative diagnostikuese dhe terapeutike të cilët përmirësojnë shëndetin, cilësinë e jetës dhe sjellin përfitime - nga zbulimi i hershëm dhe parandalimi i sëmundjes deri tek diagnostikimi, mjekimi dhe monitorimi i kursit të mjekimit.

Selia e grupit Roche është në Bazel (Zvicër). Roche globalisht punëson mbi 90,000 njerëz në të gjithë botën dhe përfaqësohet në mbi 150 vende.

Roche është kompania më e madhe bioteknologjike në botë me një portofol të plotë të barnave inovative të cilat përdoren në fusha të ndryshme të mjekësisë - onkologji, imunologji, sëmundje infektive, oftalmologji dhe sëmundje të sistemit nervor qendror.

Roche është gjithashtu një lider botëror në diagnostikën in vitro, në diagnostikën e kancerit të indeve dhe një pionier në menaxhimin e diabetit.

Ne jemi të organizuar globalisht në 2 njësi operative:

  • Farmaceutika dhe

  • Diagnostika

Qëllimi dhe strategjia e kompanisë është të kontribuojë në përmirësimet e konsiderueshme në kujdesin shëndetësor, cilësinë e jetës dhe mbijetesën e pacientëve, sepse pavarësisht përparimeve të rëndësishme që janë bërë në fushën e mjekimit, nevoja për barna të reja, inovative, është më e madhe se kurrë më parë.

Prioriteti ynë është t'u përgjigjemi kërkesave të mjekësisë moderne, të bëjmë një ndryshim në trajtimin e pacientëve duke zbuluar dhe prodhuar barna inovative që do të kenë efikasitet të lartë, siguri por edhe arsyeshmëri farmakoekonomike. Fokusi ynë, pra, nuk është vetëm në diagnostikimin dhe trajtimin e simptomave të sëmundjes, por ne jemi të mendimit se një qasje e integruar në trajtim ofron më shumë mundësi për të identifikuar dhe trajtuar sëmundjen në një fazë të hershme, kur efektet e saj shkatërruese ende mund të parandalohen.

Kjo është arsyeja pse ne bëjmë investime të mëdha në zbulimin dhe zhvillimin e molekulave të reja të cilat do të bëjnë një ndryshim në jetën e pacientëve - ne kemi investuar më shumë se 10 miliardë franga zvicerane në 2017 në kërkime dhe zhvillim, dhe do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm edhe në të ardhmen.

Hoffmann-La Roche Ltd. Basel, Representative Office in Albania, Njesia Bashkiake Nr 5, Rruga Ibrahim Rugova, Sky Tower, 5/3, Tel: +355 4 450 40 32 Fax: +355 4 450 40 45