Çdo vit, në Shqipëri dhe Kosovë diagnostikohen më shumë se 17000 raste të reja me kancer (reference globocan) dhe ky numër është rritur në mënyrë konstante gjatë 20 viteve të fundit. Rritja kryesisht mund t'i atribuohet proporcionit në rritje të popullatës së moshuar në Kosovë dhe Shqipëri por gjithashtu edhe metodave të përmirësuara diagnostike dhe programeve të detektimit që kanë bërë që të zbulohen më shumë raste të kancerit (OBSH, Globocan, 2018. available from: http://globocan.iarc.fr, accessed on 15/07/2019.).
Kanceri i zorrës së trashë është kanceri i dytë më i zakonshëm tek burrat dhe gratë pas kancerit të mushkërive, që do të thotë se më shumë se 1900 njerëz në Shqipëri dhe Kosovë vuajnë nga kanceri i zorrës së trashë çdo vit. (WHO, Globocan, 2018. available from: http://globocan.iarc.fr, accessed on 15/07/2019.)
Shkaku i kancerit të zorrës së trashë është kryesisht i panjohur. Faktorët më të rëndësishëm të rrezikut që mund të luajnë një rol në zhvillimin e kancerit të zorrës së trashë janë2:
Ushqimi i pasur me yndyra shtazore dhe proteina
Obeziteti
Pirja e duhanit
Predispozitat gjenetike (trashëgimia)
Fillimi i sëmundjes shpesh nuk shoqërohet me simptoma të caktuara, duke e bërë të vështirë diagnostikimin. Nëse ndodhin, simptomat më të zakonshme janë:
Humbja e pashpjegueshme e peshës
Dhimbjet e barkut
Ndryshimet në zbrazjen e zorrës së trashë (diarre dhe konstipacion) që ndodhin pa ndonjë arsye specifike dhe zgjasin më shumë se 6 javë
Gjaku në jashtëqitje.
Në shumicën e rasteve, ato varen nga faza e sëmundjes, madhësia e tumorit, vendndodhja e tumorit si dhe nëse procesi i tumorit është përhapur edhe në organe të tjera.
Kanceri i zorrës së trashë zakonisht mund të mjekohet dhe prognoza varet nga faza në të cilën diagnostikohet tumori. Kanceri i hershëm i zorrës së trashë, kur sëmundja është e lokalizuar, shpesh herë mund të kalojë me anë të resekcionit kirurgjik të tumorit primar dhe nyjeve limfatike lokale dhe pacienti shpesh herë mund të shërohet plotësisht. Megjithatë, në pacientët tek të cilët zgjerimi i kancerit të zorrës së trashë ka përparuar, trajtimi ka për qëllim të ngadalësojë zhvillimin e sëmundjes dhe të lehtësojë simptomat e saj. (Cancer in numbers, popular science facts about cancer, 2013.)
Falë përparimeve në terapi, duke përfshirë opsionet e reja të trajtimit biologjik (Van Cutsem et al., Ann Oncol., 2016), sot, gjithnjë e më shumë pacientë të cilët në të kaluarën nuk do të mbijetonin nga kanceri, tani po jetojnë me një sëmundje që pothuajse mund të konsiderohet si një sëmundje kronike. Për shembull, pacientët me kancer kolorektal tani jetojnë dy herë më gjatë se në vitet 1990. (Advanced Colorectal Cancer Meta-Analysis Project, J Clin Oncol., 1992 and Venook et al., Abstract LBA3, ASCO 2014).
Më shumë informacion mbi terapinë biologjike bashkëkohore dhe mekanizmin e veprimit mund të gjenden në
Referencat
Ferlay J, Shin HR, Bray F, Forman D, Mathers C and Parkin DM. GLOBOCAN 2008 v1.2, Cancer Incidence and Mortality Worldwide: IARC CancerBase No. 10 [Internet]. Lyon, France: International Agency for Research on Cancer; 2018. Available from:
Boyle, P, Levin, B. (eds) World Cancer Report 2008. (IARC Press, 2008).
Libutti SK, Saltz LB, Tepper JE. Colon cancer. In: DeVita VT, Lawrence TS, Rosenberg SA, eds. DeVita, Hellman, and Rosenberg"s Cancer: Principles and Practice of Oncology. 8th ed. Philadelphia, Pa: Lippincott Williams & Wilkins; 2008: 1232-1284.
Cancer in numbers, popular science facts about cancer, 2013.
Hoffmann-La Roche Ltd. Basel, Representative Office in Albania, Njesia Bashkiake Nr 5, Rruga Ibrahim Rugova, Sky Tower, 5/3, Tel: +355 4 450 40 32 Fax: +355 4 450 40 45