Drejt imunoterapisë së personalizuar të kancerit
:quality(90)/)
"Njohuritë e reja mbi rritjen dhe zhvillimin e kancerit vijnë pothuajse çdo ditë dhe kanë ndryshuar plotësisht kuptimin tonë për rolin e sistemit imunitar në kancerogjenezë. Janë pikërisht këto njohuri që sot na lejojnë të zhvillojmë imunoterapinë e personalizuar për çdo pacient me kancer. Sidoqoftë, qëllimi ynë është që në një të ardhme të afërt, çdo pacient të marrë imunoterapinë e saktë që do ta ndihmojë atë për të përballuar sëmundjen e vet."
Të jesh i përditësuar me informacionet dhe hulumtimet e reja sot mund të jetë shumë e vështirë. Informacionet e përmbledhura në formën e udhëzuesve dhe modeleve janë shumë të dobishme si për profesionistët e kujdesit shëndetësor gjithashtu edhe për pacientët. Njëri nga këto modele, i ashtuquajturi cikli imunologjik i kancerit, është përshkruar për herë të parë në vitin 2013 në artikullin (https://www.sciencedirect.com/science/article/pii/S1074761313002963) i publikuar nga studiuesit e kompanisë Genetech, Dan Chen dhe Ira Mellmann. Në atë model shpjegohet në shtatë pika se në ç'mënyrë sistemi ynë imunitar lufton qelizat e kancerit (më shumë – në linkun "cikli imunologjik i kancerit").
Përtej ciklit imunologjik të kancerit…
Pavarësisht nga të gjitha hulumtimet, mbetet e paqartë pse disa pacientë kanë një përgjigje të mirë ndaj imunoterapisë ndërsa të tjerët kanë përgjigje dukshëm më të keqe ose nuk kanë përgjigje fare. Përgjigja mund të qëndrojë në faktin se sistemi imunitar i secilit person është i ndryshëm dhe ka shumë mekanizma të tjerë të cilët nuk përshkruhen në ciklin imunologjik të kancerit që ndikojnë në ndërveprimin e sistemit imunitar dhe kancerit.
Modeli imunofenotipik...
Duke punuar në një model të ciklit imunologjik të kancerit, është arritur në një model të ri (https://www.nature.com/articles/nature21349) i cili me sukses bashkon zbulimet e fundit shkencore me përvojën klinike dhe në të njëjtën kohë shpjegon pse disa pacientë reagojnë mirë ndaj imunoterapisë, ndërsa të tjerët përgjigjen në një masë shumë më të vogël ose nuk kanë asnjë përgjigje. Sipas këtij modeli, supozohet se çdo kancer që shfaqet tek njerëzit mund të klasifikohet në një nga tre profilet imunologjike ose të ashtuquajturit imunofenotipe.
Për të kuptuar më mirë këto tre fenotipe, ne kemi krijuar një histori të vogël që krahason përpjekjet e sistemit tonë imunitar në luftën kundër kancerit me astronautët dhe rrugën e tyre drejt Hënës…
