Drejt imunoterapisë së personalizuar të kancerit

"Njohuritë e reja mbi rritjen dhe zhvillimin e kancerit vijnë pothuajse çdo ditë dhe kanë ndryshuar plotësisht kuptimin tonë për rolin e sistemit imunitar në kancerogjenezë. Janë pikërisht këto njohuri që sot na lejojnë të zhvillojmë imunoterapinë e personalizuar për çdo pacient me kancer. Sidoqoftë, qëllimi ynë është që në një të ardhme të afërt, çdo pacient të marrë imunoterapinë e saktë që do ta ndihmojë atë për të përballuar sëmundjen e vet."

Të jesh i përditësuar me informacionet dhe hulumtimet e reja sot mund të jetë shumë e vështirë. Informacionet e përmbledhura në formën e udhëzuesve dhe modeleve janë shumë të dobishme si për profesionistët e kujdesit shëndetësor gjithashtu edhe për pacientët. Njëri nga këto modele, i ashtuquajturi cikli imunologjik i kancerit, është përshkruar për herë të parë në vitin 2013 në artikullin (https://www.sciencedirect.com/science/article/pii/S1074761313002963) i publikuar nga studiuesit e kompanisë Genetech, Dan Chen dhe Ira Mellmann. Në atë model shpjegohet në shtatë pika se në ç'mënyrë sistemi ynë imunitar lufton qelizat e kancerit (më shumë – në linkun "cikli imunologjik i kancerit").

Përtej ciklit imunologjik të kancerit…

Pavarësisht nga të gjitha hulumtimet, mbetet e paqartë pse disa pacientë kanë një përgjigje të mirë ndaj imunoterapisë ndërsa të tjerët kanë përgjigje dukshëm më të keqe ose nuk kanë përgjigje fare. Përgjigja mund të qëndrojë në faktin se sistemi imunitar i secilit person është i ndryshëm dhe ka shumë mekanizma të tjerë të cilët nuk përshkruhen në ciklin imunologjik të kancerit që ndikojnë në ndërveprimin e sistemit imunitar dhe kancerit.

Modeli imunofenotipik...

Duke punuar në një model të ciklit imunologjik të kancerit, është arritur në një model të ri (https://www.nature.com/articles/nature21349) i cili me sukses bashkon zbulimet e fundit shkencore me përvojën klinike dhe në të njëjtën kohë shpjegon pse disa pacientë reagojnë mirë ndaj imunoterapisë, ndërsa të tjerët përgjigjen në një masë shumë më të vogël ose nuk kanë asnjë përgjigje. Sipas këtij modeli, supozohet se çdo kancer që shfaqet tek njerëzit mund të klasifikohet në një nga tre profilet imunologjike ose të ashtuquajturit imunofenotipe.

Për të kuptuar më mirë këto tre fenotipe, ne kemi krijuar një histori të vogël që krahason përpjekjet e sistemit tonë imunitar në luftën kundër kancerit me astronautët dhe rrugën e tyre drejt Hënës…

Ashtu si një raketë e cila as që është ngritur nga toka, sistemi imunitar në këtë fenotip nuk është në gjendje të iniciojë një përgjigje efikase kundër qelizave të kancerit. Kështu, fenotipi imun i “braktisur“ (immune-desert phenotype) nënkupton si vijon: Ekziston kanceri - por nuk ekzistojnë qelizat T në mikro-mjedisin e tij që do ta luftonin atë. Kjo mund të ndodhë, për shembull, kur qelizat e kancerit nuk formojnë dhe lëshojnë antigjene specifike të cilat do të njiheshin nga ana e sistemit imunitar të strehuesit si një rrezik potencial. Gjithashtu, nëse vjen deri te çrregullimi i aktivizimit të qelizave T, mund të ngjajë që sistemi imunitar të mos fillojë fare.
Sigurisht, fluturimi në hënë nuk do të jetë i suksesshëm nëse raketa ngrihet, por ajo kurrë nuk arrin në destinacionin e saj - për shembull, për shkak të asteroideve që bllokojnë rrugën e saj. Në mënyrë të ngjashme, nëse vjen deri te aktivizimi i sistemit imunitar, por ai nuk arrinë deri te kanceri, do të thotë që nuk do të ketë përgjigje adekuate të sistemit imunitar, d.m.th. shkatërrim të qelizave të kancerit. Pengesat natyrore në të cilat mund të has sistemi imunitar janë muret e enëve të gjakut ose indi lidhor.
Imagjinoni zhgënjimin e astronautit tonë i cili ka arritur në Hënë, ka zbritur në të, por përsëri nuk është në gjendje të kryejë detyrën e tij. E njëjta gjë është edhe me fenotipin e tretë: megjithëse qelizat imune janë të pranishme në mikro mjedisin e kancerit, ato janë të penguara ta sulmojnë dhe shkatërrojnë atë.
Zbatimi praktik i këtij modeli…

Njohuritë që kanë shërbyer për krijimin e modelit imunofenotipik kanë çuar në zhvillimin e strategjive të reja, të individualizuara në trajtimin e pacientëve me kancer. Për shembull: një pacient i cili është diagnostikuar me kancer që ka karakteristikat e një fenotipi imun të “braktisur“ (immune-desert phenotype)nuk ka fare përgjigje imunologjike ndaj qelizave të kancerit, kështu që qasja optimale për këtë pacient do të ishte një formë e terapisë që do të shkaktonte njohjen dhe mobilizimin e sistemit imunitar për të luftuar qelizat e kancerit. Derisa për shembull, në një pacient me një fenotip imun të përjashtuar (immune- excludedphenotype), ka ardhur deri te ativizimi i sistemit imunitar, por ekzistojnë pengesa të caktuara që parandalojnë shkatërrimin e qelizave të kancerit nga sistemi imunitar, kështu që pacientët e tillë trajtohen më së miri me kombinime të barnave që ndihmojnë sistemin imunitar të shkatërrojë qelizat e kancerit.

Misioni ynë: imunoterapia e personalizuar për çdo pacient onkologjik

Imunoterapia pa dyshim tashmë ka revolucionarizuar onkologjinë, por ky është vetëm fillimi. Ne në Roche, besojmë fuqimisht se qasja e kombinuar, e cila ndihmon përgjigjen imunitare të organizmit ndaj qelizave të shumta të kancerit, përfaqëson të ardhmen e imunoterapisë. Ne po punojmë për këtë të ardhme sot, duke zhvilluar mbi 50 terapi të kombinuara të cilat veprojnë në pjesë të ndryshme të ciklit imunologjik të kancerit. Në këtë mënyrë, ne dëshirojmë të sigurojmë saktësisht atë lloj të imunoterapisë e cila do të ndihmojë çdo pacient individual onkologjik në luftën e tij kundër kancerit.

Published undefined

please be aware that you are leaving this website.