Biomarkerët në imunoterapi

biomrk

Sistemi imunitar mbron organizmin kundër kancerit duke dërguar qelizat T për të sulmuar dhe shkatërruar qelizat e kancerit. Mirëpo, ndonjëherë qelizat kancerogjene prodhojnë një proteinë – Ligandin e Vdekjes së Programuar (ang. Programmed Death Ligand) ose PD-L1, e cila pengon sistemin imunitar dhe ndihmon qelizat kancerogjene të shmangin detektimin dhe shkatërrimin.1,2

 

PD-L1 funksionon si një "shenjë ndalese" që caktivizon qelizat. Blllokimi i PD-L1 është një mënyrë për të parandaluar çaktivizimin e qelizave T në mikromjedisin e kancerit, ku ndodh rritja e qelizës dhe bashkëveprimi me qelizat e tjera.2,3

imuno1
Studimet klinike janë duke vazhduar për të parë nëse ekspresioni i rritur i PD-L1 do të thotë automatikisht që kanceri do t'i përgjigjet më mirë imunoterapive që veprojnë në PD-L1.2,4

Derisa kanceri rritet dhe përhapet, shumë qeliza të tjera hyjnë në mikromjedisin e tij.

Këto qeliza shpesh quhen "qelizat imunitare-infiltruese të tumorit" dhe ato gjithashtu mund të kenë një shkallë të caktuar të ekspresionit të PD-L1.1,2,5-7

Roli i PD-L1 në qelizat e tumorit dhe në qelizat imunitare-infiltruese të tumorit është ende është duke u hulumtuar.

Studimet klinike po vlerësojnë nëse matja e ekspresionit të PD-L1 në qelizat e tumorit dhe qelizat imunitare-infiltruese të tumorit mund të ndihmojë në parashikimin e efikasitetit të barnave të caktuara, apo nëse për këtë qëllim mjafton matja e ekspresionit të PD-L1 vetëm në qelizat imunitare-infiltruese të tumorit.8,9

im22

Referencat

1. Chen DS, Mellman I. Immunity. 2013. 39:1-10
2. Chen DS, et al. Clin Cancer Res. 2012. 18:6580-6587
3. Keir ME, et al. Annu Rev Immunol. 2008. 26:677-704
4. Quezada SA, Peggs KS. Br J Cancer. 2013. 108:1560-1565
5. Data on file, Genentech
6. Pardoll DM. Nat Rev Cancer. 2012. 12:252-264
7. Sharma P, et al. Proc Natl Acad Sci USA. 2007. 104:3967-3972
8. Herbst RS, et al. Nature. 2014. 515:563-567
9. Powles T, et al. Nature. 2014. 515:558-562