Kanceri i gjirit

Prej 50 vitesh po punojmë në zbulimin e barnave të reja dhe metodave diagnostike për të parandaluar, zbuluar, diagnostikuar dhe trajtuar kancerin e gjirit.
Kanceri i gjirit është sëmundja më e shpeshtë malinje tek gratë. Nëse zbulohet herët, kanceri i gjirit është i shërueshëm. Roche për dekada të tëra, po udhëheq hulumtimet në diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit, pacientët me kancer të gjirit të kenë rezultate sa më të mira dhe që të shërohet një numër sa më i madh i tyre..

Rreth kancerit të gjirit

Ekzistojnë disa lloje të kancerit të gjirit të cilët mund të klasifikohen në bazë të proteinave (të njohura edhe si receptorë), të cilat gjenden në sipërfaqen e qelizave të tumorit. Këto proteina luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e tumorit, sepse ato i japin qelizave të tumorit një nxitje për t’u rritur dhe për t’u ndarë.

Secili lloj i kancerit të gjirit identifikohet në bazë të pranisë ose mungesës së tre llojeve të receptorëve të cilët mund të gjenden në sipërfaqen e qelizave tumorale: receptorët e estrogjenit (ER), receptorët e progesteronit (PR) dhe receptorët HER2.2 Gjatë diagnostikimit caktohet një diagnozë pozitive ose negative në një ose në më shumë receptorë. 

Kanceri HR-pozitiv i gjirit është kanceri më i shpeshtë i gjirit, i pranishëm në rreth 80 % të rasteve. Kanceri i gjirit konsiderohet HR-pozitiv kur qelizat e tumorit prodhojnë sasi jonormale të receptorëve për hormonet estrogjen dhe/ose progesteron.2 Pasi që lidhja e këtyre hormoneve me receptorët i dërgon një sinjal qelizave për t’u rritur dhe për t’u ndarë, numri tepër i madh i këtyre receptorëve në sipërfaqen e qelizave mund të shkaktojë rritje të pakontrolluar të qelizave dhe formimin e tumorit. Kanceri HR pozitiv i gjirit pas operacionit kirurgjik shpesh trajtohet me barna të targetuara, respektivisht me terapi hormonale e cila bllokon aktivitetin e estrogjenit dhe/ose progesteronit, ose zvogëlon nivelet e këtyre hormoneve në organizëm.

Kanceri i gjirit HER2-pozitiv, karakterizohet nga prodhimi i tepërt i proteinës HER2 në sipërfaqen e qelizave tumorale, përbën rreth 15-20% të rasteve të kancerit të gjirit. Ky lloj i kancerit të gjirit mund të jetë jashtëzakonisht agresiv. Nëse nuk trajtohet, sëmundja përparon shumë shpejt me një gjasë më të ulët të mbijetesës në krahasim me kancerin HER2 negativ të gjirit (respektivisht kur në qelizat e kancerit të gjirit janë të pranishme sasi normale të proteinës HER2).3 Aktualisht janë në dispozicion disa lloje të trajtimit të cilat targetojnë proteinën HER2 dhe në këtë mënyrë bllokojnë sinjalet të cilat stimulojnë qelizat e kancerit të rriten dhe të ndahen.

Kanceri i gjirit trefish negativ (ang. Triple-Negative Breast Cancer, TNBC) është një formë e rrallë e kancerit të gjirit (10 - 20% e të gjitha rasteve).4 Ky është një lloj kanceri i gjirit ku në sipërfaqen e qelizave të tumorit nuk janë të pranishëm receptorët e estrogjenit dhe progesteronit dhe as nuk ka mbiprodhim të proteinës HER2. Prandaj, mekanizmat që e shtyjnë këtë lloj kanceri të rritet dhe ndahet janë kryesisht të panjohura, dhe rrjedhimisht ky lloj kanceri është shumë i vështirë për t’u trajtuar. Edhe pse pacientët mund të reagojnë mirë ndaj kimioterapisë, në përgjithësi, opsionet e trajtimit janë të kufizuara, dhe prognoza shpesh është e keqe.5

Është shumë e rëndësishme të njihet lloji i kancerit të gjirit që ka pacienti sepse nga kjo do të varet edhe zgjedhja e terapisë më efikase për atë pacient, sepse derisa disa lloje të trajtimit (p.sh. operacioni dhe radioterapia) mund të jenë të ngjashme për lloje të ndryshme të kancerit të gjirit, trajtimet me barna (p.sh. kimioterapia, terapia hormonale dhe terapia e targetuar) do të ndryshojnë në varësi të llojit të kancerit të gjirit.6

Kur diagnostikohen, pacientëve do t'u tregohet “faza” e kancerit të gjirit të tyre. Faza e kancerit të gjirit i referohet madhësisë së tumorit dhe përhapjes së tij (nëse është përhapur). Faza është e rëndësishme sepse ndihmon specialistët të zgjedhin planin më të mirë të trajtimit për pacientin. Në përgjithësi, sa më i avancuar të jetë kanceri, aq më e vështirë është të trajtohet dhe prognoza është më e keqe.7

Shumica e rasteve të kancerit të gjirit diagnostikohen në një fazë të hershme, përpara se kanceri të jetë përhapur jashtë gjirit.8,9 Kur trajtohet në këtë fazë të hershme, kanceri i gjirit është potencialisht i shërueshëm.10 Metodat për trajtimin e kancerit të hershëm të gjirit janë të ndryshme dhe shpesh përfshijnë terapi para dhe pas operacionit për të eliminuar të gjitha qelizat e tumorit dhe për të parandaluar përsëritjen e sëmundjes.

Fatkeqësisht, disa njerëz diagnostikohen me sëmundje vetëm kur ajo është në fazë të përparuar, ose kur sëmundja e tyre është kthyer ose ka përparuar pas terapisë fillestare për fazën e hershme të kancerit të gjirit. Pacientët, kanceri i të cilëve është përhapur në pjesë të tjera të trupit, siç janë truri ose mëlçia, trajtohen me barna që përdoren për mjekimin e sëmundjes së avancuar.

Shërimi në fazën e avancuar fatkeqësisht nuk është më i mundur. Qëllimi i mjekimit të pacientëve me kancer të gjirit në fazë të përparuar është që të zgjatet jeta e tyre sa më shumë që të jetë e mundur dhe të ju mundësohet që të ndjehen më mirë duke mbajtur nën kontroll simptomat e sëmundjes dhe efektet anësore të trajtimit.11

Referencat:

  1. Ferlay, J. et al. [Online]. Available from:[Accessed May 2015].

  2. WebMD, Types of Breast Cancer: ER Positive, HER2 Positive, and Triple Negative. [Online]. Available from:[Accessed 6 September 2016].

  3. Wolff, A. C. et al. Journal of Clinical Oncology 2013;31(31) :3997–4013.

  4. National Breast Cancer Foundation, Triple Negative Breast Cancer [Online]. Available from:[Accessed 12 September 2016]

  5. Cancerhelp.org. Triple Negative Breast Cancer. [Online]. Available from:[Accessed 2 September 2016].

  6. Hammond, E. Journal of Clinical Oncology 2011: 29, 15: e458.

  7. Cancer Research UK [Online]. Survival statistics for breast cancer. Available from:[Accessed 12 September 2016].

  8. Howlader, N. et al. [online]. SEER Cancer Statistics Review (CSR). Available from:[Accessed 30 March 2015].

  9. Cardoso, F. et al. Annals of Oncology 2012; 23(suppl 7): vii 11–9.

  10. Cancer Research UK [Online]. Why is early diagnosis important? Available from:[Accessed 12 September 2016].

  11. Cardoso, F. et al. Annals of Oncology 2014: 25: 1871–1888.

Më shumë histori

Shiko të gjithsa historitë

Hoffmann-La Roche Ltd. Basel, Representative Office in Albania, Njesia Bashkiake Nr 5, Rruga Ibrahim Rugova, Sky Tower, 5/3, Tel: +355 4 450 40 32 Fax: +355 4 450 40 45

KontaktNë BotëlinkedinfacebooktwitterinstagramyoutubeRreth neshZgjidhjeInovacionHistoriKarrieraPolitikat e privatësisëDeklarata ligjore