Roche si një kompani udhëheqëse farmaceutike është pionier në avancimin e kujdesit shëndetësor. 

Si një inovator i produkteve dhe shërbimeve për zbulimin e hershëm, parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve, ne kontribuojmë në përmirësimin e shëndetit dhe cilësisë së jetës përmes një game të gjerë aktivitetesh në nivele të ndryshme. Kompania Roche ka siguruar përdorimin e produkteve të para, të përshtatura për nevojat e grupeve të veçanta të pacientëve.

Misioni ynë sot dhe nesër është krijimi i vlerës së shtuar në kujdesin shëndetësor duke u përqendruar në ekspertizën tonë në diagnostikim dhe në farmaceutikë.

Ne besojmë se është e rëndësishme të ofrojmë zgjidhje mjekësore shpejt, tani, teksa zhvillojmë inovacione për të ardhmen. Ne jemi të shtyrë nga një dëshirë e sinqertë për të përmirësuar jetën e pacientëve. Kjo është arsyeja që ne vijmë në punë çdo ditë.

Ne zotohemi për seriozitetin shkencor dhe pa kompromise, për etikën e pacënueshme ndërsa qasja në inovacionin mjekësor të jetë arritshme për të gjithë. Ne punojmë sot për të ndërtuar një të nesërme më të mirë. 

Ne jemi krenarë për veten, për punën tonë dhe mënyrën tonë të punës. Ne jemi shumë por punojmë si një, punojmë punë të ndryshme, në vende të ndryshme, në të gjithë botën. Ne jemi Roche.