Artriti juvenil idiopatik (JIA)

Artriti juvenil idiopatik (JIA) është sëmundja më e zakonshme reumatologjike, kronike, tek fëmijët dhe njëra nga sëmundjet më të zakonshme kronike që shfaqen në fëmijëri.

JIA nuk është një sëmundje unike, por një grup sëmundjesh të ngjashme, me një shkaktar të panjohur, që fillojnë në fëmijëri (para moshës 16 vjeç).1

JIA manifestohet me inflamacion të një ose më shumë nyjeve për më shumë se 6 javë dhe në varësi të nëntipit të JIA, mund të shfaqen edhe rritja e temperaturës trupore dhe / ose përskuqje lëkurore (ang. rash), ndryshime në lëkurë dhe simptoma të tjera. Diagnostikimi i ndonjërit nga nënllojet e JIA-s bazohet në një histori gjithëpërfshirëse, ekzaminim të plotë, ekzaminime radiologjike dhe analiza laboratorike.1-3

Te JIA sistemike, përveç inflamacionit të nyjeve, ekziston edhe një rritje pulsuese e temperaturës trupore, e cila shfaqet një ose dy herë në ditë përafërsisht në të njëjtën kohë, përskuqje (ang. rash) kalimtare të lëkurës dhe inflamacion i organeve të tjera, të cilat mund të ndodhin para dhe gjatë inflamacionit aktual të nyjeve. 2,3

Në formën polartikulare të JIA-s është i pranishëm inflamacioni i 5 ose më shumë nyjeve gjatë gjysmës së vitit të parë të sëmundjes, ndërsa mungon rritja e temperaturës.1,2

JIA oligoartikulare karakterizohet nga inflamacion i më pak se 5 nyjeve (shumë shpesh vetëm i një nyjeje) në 6 muajt e parë pas fillimit të sëmundjes dhe mungesa e shenjave sistemike.

Në këtë formë të JIA-s, bashkë me artritin gjithashtu janë të pranishme ndryshimet e lëkurës të cilat i përgjigjen psoriazës. Psoriaza është një sëmundje e lëkurës që karakterizohet nga ndryshime të lëkurës, në formë të zonave të lëkurës që deskuamohen. Në rreth gjysmën e pacientëve, inflamacioni i nyjeve i paraprin ndryshimeve të lëkurës. 2,3

Në këtë formë të JIA-s, shfaqen periudha të inflamacionit të tendinave, ligamenteve dhe entezave (vendet ku tendinat ngjiten në kockë), të shoqëruara me dhimbje të forta.2

Diagnoza e artritit të padiferencuar bëhet nëse pacienti ka simptoma në bazë të të cilave ai nuk mund të klasifikohet në ndonjë prej kategorive të listuara më lart ose ka simptoma që e vendosin atë në më shumë se një kategori.2

Qëllimi i trajtimit të JIA-s është kontrolli i inflamacionit të nyjeve, lehtësimi i dhimbjes, parandalimi i deformimit të nyjeve dhe përmirësimi i lëvizshmërisë, për të lejuar rritjen dhe zhvillimin normal të fëmijëve që kanë JIA. Trajtimi i JIA-s bazohet në përdorimin e barnave që zvogëlojnë inflamacionin dhe në terapinë fizikale e cila ka për qëllim të ruajë funksionin dhe të parandalojë deformimin e nyjeve.3,4

Referencat

  1. Cassidy JT, Petty RE. Chronic arthritis in childhood. Textbook of pediatric  rheumatology. 4. izd. Philadelphia: W.B. Saunders; 2010

  2. Medscape. Juvenile Idiopathic Arthritis. [Pristup juni 2019]

  3. Printo. Juvenilni idiopatski artritis. [Pristup juni 2019]

  4. National Institute of Arthritis and Musculoskeletal and Skin Diseases. Juvenile Arthritis[Pristup juni 2019]

Hoffmann-La Roche Ltd. Basel, Representative Office in Albania, Njesia Bashkiake Nr 5, Rruga Ibrahim Rugova, Sky Tower, 5/3, Tel: +355 4 450 40 32 Fax: +355 4 450 40 45

KontaktNë BotëlinkedinfacebooktwitterinstagramyoutubeRreth neshZgjidhjeInovacionHistoriKarrieraPolitikat e privatësisëDeklarata ligjore