Me disponueshmërinë e barnave të reja të drejtpërdrejta antiviralë, shumica e rasteve të hepatitit C mund të kurohen plotësisht brenda 3-6 muajve2, por pavarësisht këtij fakti, parashikohet një rritje e numrit të vdekjeve nga kjo sëmundje e kurueshme.
Përveç trajtimit adekuat, është po aq e rëndësishme të gjesh mënyra për të parandaluar përhapjen e virusit. Kjo është një detyrë shumë e vështirë sepse bartësit e hepatitit shpesh kalojnë pa ndonjë simptomë për vite me rradhë.4
Një diagnozë adekuate duhet të bëhet para fillimit të trajtimit të hepatitit.
Simptomat e hepatitit viral shumë shpesh i ngjajnë simptomave të gripit të zakonshëm; megjithëse në një numër të madh të rasteve pacientët me hepatit B ose C nuk kanë simptoma deri në dëmtim të përhershëm dhe të rëndë të mëlçisë. Disa nga simptomat e hepatitit B dhe C janë:
Temperatura e lartë
Lodhje
Ulje e oreksit
Të përziera
Të vjella
Dhimbje barku
Urinë me ngjyrë të errët
Jashtëqitje me ngjyrë të errët
Dhimbje në kyce
Zverdhje
Larmia e madhe e simptomave dhe koha e ndryshme e shfaqjes së simptomave theksojnë më tej nevojën për cilësi në testet diagnostike in vitro për të konfirmuar diagnozën.
Rezultatet e këtyre testeve jo vetëm që ndihmojnë mjekët në bërjen e një diagnoze, por edhe në përcaktimin se sa ka përparuar sëmundja. Në rast se trajtimi i hepatitit viral nuk jep rezultatet e dëshiruara, është e nevojshme ta ndaloni ose ta ndryshoni atë.
Në pacientët me hepatit kronik C, testet diagnostikuese mund të identifikojnë gjenotipet e virusit në gjak. Ky informacion mund të ndihmojë mjekët që të përshtatin trajtimin për secilin pacient individualisht, duke rezultuar në një shkallë të konsiderueshme më të lartë shërimi (deri në 90% 5), më pak efekte anësore dhe më të shkurtër kohëzgjatje të trajtimit.
Hepatiti është një inflamacion i mëlçisë, që shkaktohet më shpesh nga një infeksion viral. Ekzistojnë pesë lloje kryesore të hepatitit viral, nga të cilët më të zakonshmit janë hepatiti A (HAV), B (HBV) dhe C (HCV). Hepatiti A është përhapur përmes ushqimit të ndotur dhe / ose ujit. Mund të përhapet gjithashtu nga kontakti i drejtpërdrejtë me një person të infektuar. HBV dhe HCV, nga ana tjetër, janë përhapur përmes gjakut dhe lëngjeve të trupit të një personi të infektuar.
Përveç infeksioneve akute, HBV dhe HCV shumë shpesh zhvillohen në hepatit kronik i cili ka pasoja dukshëm më të rënda dhe të rrezikshme si cirroza e mëlçisë dhe karcinoma hepatocelulare.
Falë Rezolutës së Kombeve të Bashkuara për Axhendën për Zhvillim të Qëndrueshëm6, hepatiti viral më në fund do të marrë vëmendjen që i nevojitet. Organizata Botërore e Shëndetit, deri në vitin 2030, synon të përmbushë qëllimet e mëposhtme globale në trajtimin e hepatitit viral:
Ulje e numrit të vdekjeve të lidhura me sëmundje të mëlçisë me 65%
Ulje në numrin e rasteve të reja të hepatitit viral me 90%
Diagnoza e saktë në 90% të rasteve të hepatitit viral7
Megjithë përparimin e madh që është bërë në luftën kundër hepatitit viral, kemi një punë të madhe përpara nesh. Roche është e përkushtuar në luftimin e hepatitit viral dhe vazhdimisht po punon për të zhvilluar mënyra të reja për parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e hepatitit viral.
Referencat
Global Hepatitis Report 2017—World Health Organization, April 2017
WHO:
Global Hepatitis Report 2017—World Health Organization, April 2017
WHO Global Hepatitis Report, 2017
Global Health Sector Strategy on Viral Hepatitis 2016−2021. WHO. July 2016.
United Nations General Assembly Resolution A/RES/70/1—Transforming our world: the 2030 Agenda for Sustainable Development, see
Global Health Sector Strategy on Viral Hepatitis 2016-2021. WHO. July 2016
Hoffmann-La Roche Ltd. Basel, Representative Office in Albania, Njesia Bashkiake Nr 5, Rruga Ibrahim Rugova, Sky Tower, 5/3, Tel: +355 4 450 40 32 Fax: +355 4 450 40 45