Cikli imunologjik i kancerit

Në ç'mënyrë sistemi ynë imunitar mund të luftojë qelizat e kancerit?

Nëse kanceri do të shfaqet apo jo në trup varet drejtpërdrejt nga fakti nëse sistemi imunitar do të njohë në kohë dhe të shkatërrojë qelizat e mutuara. Modeli më i thjeshtë për të shpjeguar këtë mekanizëm, shumë të komplikuar, quhet cikli imunologjik i kancerit.

Në fillim të ciklit imunologjik qëndrojnë vetë qelizat e kancerit. Ato lirojnë proteina specifike - antigjene, të cilat njihen nga qelizat e sistemit imunitar. Antigjenet e njohura transportohen me anë të qelizave të sistemit imunitar deri në nyjet limfatike ku i prezantojnë tek qelizat T. Një hap kryesor në ciklin imunologjik konsiston në faktin nëse edhe qelizat T do të njohin qelizat kanceroze si një rrezik. Nëse kjo ndodh, qelizat T aktivizohen, shumohen, hyjnë në qarkullimin e gjakut dhe arrijnë deri te tumori. Bazuar në antigjenet e prezantuara, qelizat T sulmojnë qelizat kanceroze dhe i shkatërrojnë ato. Gjatë shkatërrimit të qelizave të kancerit lirohen antigjene të reja dhe cikli imunologjik rifillon përsëri. Në mënyrë ideale, ky proces i qëndrueshëm mbron trupin nga zhvillimi i mundshëm i kancerit.

Hoffmann-La Roche Ltd. Basel, Representative Office in Albania, Njesia Bashkiake Nr 5, Rruga Ibrahim Rugova, Sky Tower, 5/3, Tel: +355 4 450 40 32 Fax: +355 4 450 40 45

KontaktNë BotëlinkedinfacebooktwitterinstagramyoutubeRreth neshZgjidhjeInovacionHistoriKarrieraPolitikat e privatësisëDeklarata ligjore