Qeliza të vogla, ndryshim i madh

Kanceri mikrocelular i mushkërive (SCLC) është një lloj pak më i rrallë i kancerit të mushkërive, por është shumë më i vështirë për t’u mjekuar, duke paraqitur një sfidë për onkologët si Dr. Liu. Pacientët e tij me SCLC vijnë shpesh në gjendje shumë të vështirë, që në fillim, me simptoma të tilla si frymëmarrje të vështirësuar, kollitje, lodhje, humbje peshe, gjë që kërkon një përgjigje të shpejtë. "Kjo sëmundje po përparon shumë shpejt, pacientët po dështojnë shpejt, që do të thotë se fillimi i shpejtë i diagnostikimit dhe trajtimit është shumë i rëndësishëm," shpjegon Dr. Stephen Liu, Profesor i Asociuar i Mjekësisë në Universitetin Georgetown.

Kanceri i mushkërive është kanceri më i zakonshëm dhe më vdekjeprurës në botë, me pak më shumë se 1.76 milion vdekje në vit. SCLC-ja shfaqet në 15-20% të rasteve. Prognoza e SCLC-së është shumë e keqe, dhe që nga momenti i diagnostikimit, vetëm 2% e pacientëve me SCLC të përparuar do të mbijetojnë pas 5 vitesh.

Përparimet e fundit në trajtimin e kancerit të mushkërive pothuajse kanë anashkaluar pacientët me SCLC. Edhe pse fazat e SCLC-së janë të ngjashme me fazat e NSCLC-së (kancerit jo mikrocelular të mushkërive), trajtimi është shumë i ndryshëm. Onkologët, siç është Dr Liu, kanë për të zgjedhur vetëm protokolle të ndryshme të kimioterapisë, ndërsa trajtimi kirurgjikal është rrallë herë i mundur.

Përfitimi nga kimioterapia është i dukshëm shumë shpejt, por është gjithashtu shumë jetëshkurtër. Pjesa më e vështirë e punës për Dr. Liu-në është t’iu shpjegohet pacientëve se megjithëse ndjehen më mirë, sëmundja do të përparojë shumë shpejt.

Dr. Liu shpjegon: “në punën time të përditshme, unë dhe kolegët e mi shohim pacientë që kanë vite që jetojnë me kancer jo mikrocelular të mushkërive. Fatkeqësisht, pothuajse kurrë nuk e kemi parë këtë gjë në pacientët me SCLC”.

Pas 20 ose më shumë vjetësh pa përparim në trajtimin e SCLC-së, shumë persona kanë hequr dorë dhe kanë pranuar SCLC-në si të pashërueshëm. Megjithatë, ata që kanë mbetur në këtë rrugë po punojnë vazhdimisht për të ndihmuar pacientët me SCLC dhe për të kuptuar më mirë këtë lloj vdekjeprurës të kancerit. Mjekët dhe studiuesit shohin një shpresë të re në trajtimin sistematik të SCLC-së te imunoterapia, e cila, pas një kohe të gjatë ka qenë e para që ka treguar përfitim për pacientët.

Në trajtimin e kancereve të rënda, doktor Liu thekson se gjëja më e rëndësishme është të mos humbet shpresa: “Çdo takim me një pacient më motivon të përparoj qasjen time për ta trajtuar këtë sëmundje të rëndë. Është një nder i madh të jem në gjendje të ndihmoj pacientët me këtë sëmundje, dhe është pikërisht ky nder i cili më motivon të vazhdoj të punoj në një bar për SCLC- në.”

Hoffmann-La Roche Ltd. Basel, Representative Office in Albania, Njesia Bashkiake Nr 5, Rruga Ibrahim Rugova, Sky Tower, 5/3, Tel: +355 4 450 40 32 Fax: +355 4 450 40 45

KontaktNë BotëlinkedinfacebooktwitterinstagramyoutubeRreth neshZgjidhjeInovacionHistoriKarrieraPolitikat e privatësisëDeklarata ligjore