Të gjitha fytyrat e kancerit të gjirit

Nëna juaj. Motra juaj. Mikja juaj më e mirë. Ju i doni pa kufi këto gra për shkak të të gjitha gjërave të vogla që i bëjnë ato të veçanta. Secila prej këtyre grave është unike. Por kancerit të gjirit nuk i intereson kjo gjë. Mund t'i ndodhë çdo kujt, dhe kur të ndodhë, kanceri i gjirit i secilës grua është po aq individual sa edhe vetë gruaja. Kanceri i gjirit është sëmundja më e shpesh malinje tek gratë dhe shfaqet kur qelizat normale të gjëndrave të gjirit ndryshojnë vetitë e tyre dhe fillojnë të rriten dhe shumohen në mënyrë të pakontrollueshme.

Shumica e rasteve të kancerit të gjirit mund të trajtohen nëse zbulohen në kohë. Trajtimi i kancerit të gjirit përfshin disa opsione terapeutike që synojnë shërimin ose ndalimin e përhapjes së sëmundjes. Mundësia për t'iu përgjigjur terapisë është më e lartë nëse trajtojmë një lloj specifik të kancerit me një terapi specifike.

Kanceri i gjirit shpesh herë quhet një sëmundje e vetme, megjithëse në të vërtetë ekzistojnë shumë lloje të ndryshme të sëmundjes, secili me karakteristika të ndryshme. Njohja me saktësi se me çfarë lloji të kancerit të gjirit përballet një paciente është hapi më i rëndësishëm për të vendosur mbi mënyrën më të mirë të trajtimit. Për këtë arsye, është e nevojshme të bëhet testimi i karakteristikave të tumorit, respektivisht, të përcaktohet prania e proteinave të caktuara në sipërfaqen e qelizave tumorale që stimulojnë rritjen e tumorit. Tumoret e gjirit klasifikohen më së shpeshti duke u bazuar në praninë e 3 llojeve të ndryshme të proteinave në sipërfaqen e tyre: receptorët e estrogjenit, progesteronit dhe HER2 receptorët. Me anë të qasjes terapeutike të targetuar, këta receptorë mund të bllokohen dhe në këtë mënyrë ndalet ose ngadalësohet rritja e tumorit. Mundësia e diagnostikimit të llojeve të ndryshme të kancerit të gjirit ka çuar në zhvillimin e trajtimeve të personalizuara shumë efikase të cilat, në vitet e fundit, kanë ulur ndjeshëm vdekshmërinë nga kjo sëmundje.

Përveç këtyre llojeve themelore, kancerët e gjirit mund të diferencohen edhe në bazë të faktorëve të tjerë që ndikojnë në prognozën e sëmundjes dhe përzgjedhjen e terapisë, siç janë madhësia e tumorit, përfshirja e nyjeve limfatike, shkalla (faza), etj. Njohja me llojin e kancerit nuk është e rëndësishme vetëm për ata që diagnostikohen me të, por edhe për të dashurit e pacientit. Është e rëndësishme që pacientët dhe të dashurit e tyre të përfshihen në mënyrë aktive në diskutim me mjekët dhe të gjejnë së bashku opsionin optimal të trajtimit.

Hoffmann-La Roche Ltd. Basel, Representative Office in Albania, Njesia Bashkiake Nr 5, Rruga Ibrahim Rugova, Sky Tower, 5/3, Tel: +355 4 450 40 32 Fax: +355 4 450 40 45

KontaktNë BotëlinkedinfacebooktwitterinstagramyoutubeRreth neshZgjidhjeInovacionHistoriKarrieraPolitikat e privatësisëDeklarata ligjore