Artriti reumatoid

Artriti reumatoid (RA) është një sëmundje autoimune, inflamatore, kronike, destruktive e nyjeve ku janë të pranishme edhe simptomat sistemike.¹

Inflamacioni tek RA-ja fillon në membranën sinoviale të nyjeve – cipën e cila mbështjell pjesën e brendshme të nyjeve, siguron ushqimin e kërcit të nyjeve, si dhe formimin e lëngut të tyre. Inflamacioni i membranës sinoviale çon në formimin e indit inflamator - panusit, i cili zgjerohet dhe çon në shkatërrimin e kërcit artikular dhe strukturave të tjera të nyjes. Kjo manifestohet me dhimbje, ënjtje, ngurtësim, deformim dhe funksion të dëmtuar të nyjeve të prekura. RA-ja kryesisht përfshinë nyjet e vogla të duarve dhe këmbëve, megjithëse mund të prekë gjithashtu edhe gjunjët, kyçin e këmbës, bërrylat dhe me kalimin e kohës edhe nyje të tjera.2 Përveç nyjeve, RA-ja mund të shfaqet edhe në lëkurë, sy, mushkëri, sistem kardiovaskular, hematologjik dhe nervor.3

35-70 milionë persona vuajnë nga artriti reumatoid në të gjithë botën. Shfaqet 2 deri 3 herë më shpesh tek gratë sesa te burrat.4

Trajtimi jo-adekuat çon në dëmtimin dhe deformimin e nyjeve, pamundësinë për të kryer aktivitete ditore, dëmtim të kapacitetit të punës, invaliditet dhe shkurtim të jetëgjatësisë së pacientëve.5,6 Nuk ekziston ndonjë kurë për shkaktarin e artritit reumatoid, por me diagnostikimin e sëmundjes me kohë, përfshirjen e barnave të duhura, terapinë fizike dhe ushtrimet, sëmundja mund të mbahet nën kontroll dhe kështu të përmirësohet cilësia e jetës së të sëmurëve. Qëllimet kryesore të trajtimit të artritit reumatoid janë kontrolli i procesit inflamator, parandalimi ose kontrollimi i dëmtimit të nyjeve, parandalimi i humbjes së funksionit (invaliditeti) dhe zvogëlimi i dhimbjes.7

Referencat

  1. Smolen JS, et al. Nat Rev Drug Discov 2003; 2:473–488.

  2. Firestein GS. Nature 2003; 423:356–361

  3. Rheumatoid Arthritis Clinical Presentation.[Pristup juni 2019]

  4. Symmons D, et al. The global burden of rheumatoid arthritis in the year 2000. http://www.who.int/healthinfo/statistics/bod_rheumatoidarthritis.pdf [Pristup juni 2019]

  5. Gabriel SE & Michaud K. Arthritis Res Ther 2009; 11:229.

  6. Zhang W & Anis H. Clin Rheumatol 2011; 30 (Suppl. 1):S25–S32.

  7. Smolen JS. Clin Exp Rheumatol 2006; 24 (Suppl. 43): S7-S13

Hoffmann-La Roche Ltd. Basel, Representative Office in Albania, Njesia Bashkiake Nr 5, Rruga Ibrahim Rugova, Sky Tower, 5/3, Tel: +355 4 450 40 32 Fax: +355 4 450 40 45

KontaktNë BotëlinkedinfacebooktwitterinstagramyoutubeRreth neshZgjidhjeInovacionHistoriKarrieraPolitikat e privatësisëDeklarata ligjore