Malinjitetet hematologjike (kanceret e gjakut) janë shkaku i pestë më i zakonshëm i vdekjes nga kanceri në botë. Ato shkaktohen nga transformimi malinj dhe ndarja e pakontrolluar e qelizave të sistemit hematopoietik dhe limfatik, dhe më së shpeshti përfshijnë gjakun, palcën e eshtrave dhe nyjet limfatike. Tri llojet më të zakonshëm të malinjiteteve hematologjike janë limfomat, leukemitë dhe mieloma.

Limfomat janë sëmundje malinje të limfociteve - një lloj i leukociteve, qelizave të bardha të gjakut. Format më të shpeshta të malinjiteteve hematologjike diagnostikohen çdo vit në më shumë se 500 000 njerëz në të gjithë botën.1 Limfomat ndahen në dy kategori themelore: Limfoma Hodgkin dhe Limfomat Jo-Hodgkin (NHL).2

NHL-të janë një format më e zakonshme të limfomave, dhe në varësi të shkallës së rritjes dhe përparimit të sëmundjes malinje, ato ndahen në NHL indolente (me rritje të ngadaltë) dhe NHL agresive (me rritje të shpejtë). Limfoma folikulare (FL) është forma indolente më e zakonshme e NHL-së, ndërsa limfoma difuze e qelizave të mëdha B (DLBCL) është forma më e zakonshme agresive.3

Edhe pse shenjat dhe simptomat e limfomës - përfshirë humbjen e pashpjegueshme të peshës trupore, ethet dhe djersitjen gjatë natës - mund të jenë të njëjta në të gjitha kategoritë, qasjet për kujdesin dhe trajtimin e pacientit janë të ndryshme për forma të ndryshme të limfomës. Për të mësuar më shumë rreth limfomës, klikoni këtu.

Leukemitë janë sëmundje malinje që fillojnë në palcën e eshtrave (indi sfungjeror që mbush zgavrat e eshtrave dhe në të cilën formohen qelizat e gjakut) dhe çojnë në një rritje të numrit të qelizave të bardha jonormale të gjakut. Më shumë se 400 000 njerëz në të gjithë botën diagnostikohen me leukemi çdo vit.1

Sipas shpejtësisë së zhvillimit të simptomave dhe përparimit të sëmundjes, leukemitë ndahen në ato akute që përparojnë me shpejtësi dhe kërkojnë trajtim të menjëhershëm dhe në ato kronike që përparojnë më ngadalë. Në bazë të llojit të qelizave të prekura të gjakut leukemitë ndahen në limfocitare dhe mieloide.

Katër llojet themelore të leukemisë janë leukemia limfocitare akute (ALL), leukemia limfocitare kronike (CLL), leukemia mieloide akute (AML) dhe leukemia mieloide kronike (KML).

Tek pacientë shenjat dhe simptomat ndryshojnë në varësi të llojit të leukemisë, dhe mund të përfshijnë (përveç tjerash) temperaturën  e rritur trupore, lodhjen afatgjate ose dobësimin, humbjen e peshës trupore dhe infeksionet e shpeshta.4

Trajtimi dhe prognoza në pacientët e sëmurë  nga leukemia varet nga lloji i qelizave të prekura të gjakut të shpejtësia e përparimit të sëmundjes.5

Mieloma, e cila diagnostikohet çdo vit në më shumë se 150 000 njerëz në të gjithë botën1, është një sëmundje malinje e qelizave plazmatike, të cilat janë një lloj i veçantë i limfociteve. Për shkak se qelizat plazmatike formohen në të gjithë organizmin, edhe mieloma mund të shfaqet në vende të shumta në organizëm prandaj quhet edhe mieloma e shumëfishtë (ang. multiple myeloma).6

Njerëzit me mielomë mund të kenë simptoma shumë të ndryshme, të cilat mund të përfshijnë dhimbje në kocka, infeksione të shpeshta, anemi, mpirje ose therje, dhe dobësi7, kurse pacientët mund t'i përgjigjen trajtimit në mënyra shumë të ndryshme8. Prandaj, mieloma konsiderohet si një sëmundje malinje relapsuese-remitente, që do të thotë se ka periudha kur pacienti tregon simptoma të aktivitetit të sëmundjes (relapsi) dhe ka nevojë për trajtim aktiv, por edhe periudha kur pacienti konsiderohet se nuk tregon shenja të sëmundjes dhe konsiderohet të jetë në remision.9

Roche dhe malinjitetet hematologjike

Për më shumë se njëzet vjet, ne kemi zhvilluar barna që ndryshojnë përkufizimin e trajtimit të malinjiteteve hematologjike. Ne vazhdojmë të punojmë shumë për të gjetur mundësi të reja të trajtimit për personat me sëmundje hematologjike, duke realizuar hulumtime të shumë molekulave të targetuara dhe kombinimeve të tyre nëpër të gjitha linjat e trajtimit.     

Referencat

  1. Globocan 2018. World Fact Sheet  . [Pristup juni 2019]

  2. National Cancer Institute: Dictionary of Cancer Terms.  [Pristup juni 2019]

  3. Lyon, France: IARC Press. World Health Organization Classification of Tumors of Haematopoietic and Lymphoid Tissues. 2008.

  4. Canadian Cancer Society. Symptoms of leukemia .  [Pristup juni 2019]

  5. National Cancer Institute: Cancer Types https://www.cancer.gov/types/leukemia. [Pristup juni 2019]

  6. Cancer Research UK. About myeloma  . [Pristup juni 2019]

  7. American Cancer Society. Signs and Symptoms of Multiple Myeloma. .  [Pristup juni 2019]   

  8. Bloodwise. Myeloma treatment and side effects. . [Pristup juni 2019]

  9. Myeloma UK: What is myeloma?

    [Pristup juni 2019]

Hoffmann-La Roche Ltd. Basel, Representative Office in Albania, Njesia Bashkiake Nr 5, Rruga Ibrahim Rugova, Sky Tower, 5/3, Tel: +355 4 450 40 32 Fax: +355 4 450 40 45