Skip to main content

Onkologjia

Vizioni ynë: revolucionarizimi i trajtimit të sëmundjeve malinje përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse dhe rigoroze për të kuptuar biologjinë e tumorit dhe zbulimin e barnave të reja

Onkologjia është një shkencë e cila ka për qëllim të kuptojë dhe të trajtojë sëmundjet malinje (kancerin). Kanceri është një sëmundje komplekse. Ekzistojnë më shumë se 250 lloje të ndryshme të kancerit, por ata e kanë një gjë të përbashkët - formohen kur qelizat fillojnë të rriten dhe të ndahen në mënyrë të pakontrollueshme. Sa më mirë që ta njohim sëmundjen, në mënyrë aq më efikase mund ta mjekojmë atë. Kjo është arsyeja pse qëllimi ynë është të kuptojmë më mirë biologjinë e tumorit dhe t'i sigurojmë secilit pacient individual një opsion terapeutik të individualizuar: mjekësinë e personalizuar. Për këtë, terapia e targetuar dhe imunoterapia do të na ndihmojnë më shumë. 

Rastet në detaje

  • Diagnoza e kancerit të mushkërive

    Zgjidhje

    Për të përcaktuar një diagnozë adekuate, mjekët duhet t'u përgjigjen pyetjeve të tilla si: Ku saktësisht ndodhet masa e tumorit?

  • Kanceri i gjirit

    Zgjidhje

    Kanceri i gjirit është sëmundja më e shpeshtë malinje tek gratë.

  • Kanceri i fshikëzës së urinës

    Zgjidhje

    Kanceri i fshikëzës së urinës është lloji i dhjetë më i zakonshëm i kancerit që ndodh në botë.

  • Imunoterapia

    Zgjidhje

    Për më shumë se 50 vjet, Roche është duke zhvilluar barna të cilat janë duke e ndryshuar fytyrën e onkologjisë.

  • Fazat e kancerit të mushkërive

    Zgjidhje

    Vendimi për të zgjedhur terapinë më të mirë për secilin pacient, individualisht, bëhet nga mjeku në bazë të disa faktorëve duke përfshirë llojin e tumorit (SCLC / NSCLC) dhe fazën e sëmundjes.

  • Mjekësia e personalizuar

    Rreth nesh

    Koncepti i mjekësisë së personalizuar bazohet në vrojtimet se pacientët me të njëjtën diagnozë ndaj trajtimit të njëjtë reagojnë në mënyrë të ndryshme.